Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka caktuar dy drejtuesit e rinj politikë të qarkut të Shkodrës dhe Fierit.
Drejtues politik i PD-së në qarkun e Shkodrës do të jetë Helidon Bushati, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj.
Në këtë mënyrë, shkon në tre numri i drejtuesve politikë të qarqeve të zgjedhur nga PD-ja deri tani.
I pari që u caktua ishte Bujar Leskaj, i cili do të drejtojë qarkun e Vlorës.
Ndërkohë, pritet që me kalimin e kohës të zgjidhen edhe drejtuesit e tjerë.



