Çobani: Mes të larguarve nga sistemi i drejtësisë, kanë ikur një pjesë e mirë dhe me kontribute

Çobani: Mes të larguarve nga sistemi i drejtësisë, kanë ikur një pjesë e mirë dhe me kontribute

Juristja Eni Çobani thotë se ajo njeh realisht të vërtetën e këtij vendi ku jetojmë, duke qenë se në emision i vijnë persona nga zonat rurale. “Kjo bota përreth më duket qesharake, kur shoh se çfarë është në të vërtetë Shqipëria. Ata thonë atë që ndjejnë dhe ashtu siç e ndjejnë, ata nuk kanë lustra, nuk dinë të zbukurojnë ata e thonë atë që kanë problem, në gjuhën e tyre, edhe pse disa thënie bëhen mediatike, por ashtu flasin, ne nuk u themi flisni kështu apo ashtu. Është një përvojë e jashtëzakonshme, e veçantë, e papërsëritshme, e pazëvendësueshme të cilën nuk do e merrja kurrë nëse nuk do kisha këtë eksperiencë”. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ajo tha se emisioni ka marrë përmasa, duke e cilësuar si diçka me përmasa, çka ngre alarmin se si do të rregullojmë jetën shoqërore dhe juridike. Për sistemin e ri të drejtësisë, tha se si çdo gjë e re, pati anët e pakuptimta, por dhe anët reale. “U largua një pjesë e madhe e gjyqësorit dhe prokurorisë, gjë që nuk e kishim parashikuar. Pati largime masive, çfarë ishin 30 vjet eksperiencë që keq ose mirë kishin krijuar një figurë, sot jemi me diçka të re, me këta të rinj që vijnë. Mes atyre njerëzve kanë ikur dhe një pjesë e mirë. Duhet të ishte bërë një seleksionim akoma më i mirë, jo për gjëra fare të vogla ti duhet të largosh një person që ka dhënë kontribut goxha të madh në shoqëri. Nëse ka qenë qëllimi hajde të kapin dhe të heqim, kjo u realizua, por kjo nuk bëri mirë për sistemit. Ka pasur njerëz që realisht kanë dhënë kontribute dhe kanë dhënë shumë për drejtësinë shqiptare, edhe pse mund të kenë lënë boshllëqe që nuk i kishin parashikuar. Një pjesë u larguan me dorëheqje, apo me largime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy