GJKKO i rrëzon kërkesën Belerit për tu betuar, Dule: Vendim i iniciuar nga Rama

GJKKO i rrëzon kërkesën Belerit për tu betuar, Dule: Vendim i iniciuar nga Rama

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës. Pas vendimit, kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka reaguar para gazetarëve duke thënë se vendimi ishte i paralajmëruar nga Edi Rama.

Ai tha se Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët dhe kjo sipas tij që ai të vazhdojë me tjetërsimin e pronave.

Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë. Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste.

Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë. Po krijohet një precedent i rrezikshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy