Ministrja Xhaçka inspekton zonat e përmbytura në Shkodër: Prioritet evakuimi

Ministrja Xhaçka inspekton zonat e përmbytura në Shkodër: Prioritet evakuimi

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura në Anën e Malit dhe në Dajç. Ajo ka takuar edhe banorët, ku ka theksuar se prioritet është evakuimi i tyre në rast rreziku dhe i bagëtive. Xhaçka tha se ndodhen pranë banorëve prej ditës së parë.

"Mbi 550 efektivë të FA 24 /24 në shërbimin tuaj. Bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qendrore vendore dhe banoreve më i rëndësishmi. Prioritet mbetet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë. Çdo strukturë të mbaj përgjegjësitë e saj. Shqetesimi juaj edhe i yne. Bashke me ju do punojme per kapercimin e situates aktuale dhe per gjetjen e nje zgjidhje afatgjate", theksoi Xhaçka.

Ajo tha se gjatë gjithë ditës së sotme është punuar për mbrojtjen e argjinaturës së Çasit, ndërsa theksoi se janë vendosur 2000 thashë në argjinaturën Pentarit.

Banoret e zonave te prekura vleresojne angazhimin e efektive te FA ne terren, ndërsa ministrja shoqërohet në nga prefekti Çesk Millja, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci, deputeti i zonës Luan Harusha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy