Komisioni Evropian bëri publik raportin për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të vendit në BE.
Sa i përket reformës në drejtësi, raporti vlerëson luftën e SPAK-ut dhe BKH-së kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që vë theksin te problematika e vakancave në sistemin gjyqësor.



