Pas 22 vjetëve, Dodik humb zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Pas 22 vjetëve, Dodik humb zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, u mbajtën zgjedhjet lokale të shtatat me radhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në kushte specifike, për arsye të pandemisë.

Dhe këto zgjedhjet, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë janë mbajtur sikurse në vende të tjera, të cilat patën zgjedhjet këtë vit, në kushte disi më specifike, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas të dhënave të mediave boshnjake, të drejtë vote kishin 3.283.380 votues, dhe sipas parashikimeve të deritashme, pjesëmarrja ishte rreth 50 për qind.

Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë përpunuar akoma, sipas parashikimeve ekzistuese, dihet përafërsisht se kush ka fituar dhe ku, si dhe përmbysjet që kanë ndodhur.

Siç raportojnë mediat, anëtari aktual i presidencës së BeH, Milorad Dodik, pra partia e tij SNSD, humbi në Banja Luka, për të cilën mediat serbe e quajtën “shokuese”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bakir Izetbegoviç dhe Partia e tij e Veprimit Demokratik (SDA) humbi në Sarajevë.

Domethënë, kjo mund të nënkuptojë që njerëz të rinj, të ndryshëm dhe parti të tjera vijnë në pushtet në këto qytete.

Në Banja Lluka, për shembull ndryshimi do të jetë Drashko Stanivukoviç, ndoshta kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Siç tha ai vetë mbrëmë, “pas 22 vitesh në Banja Lluka, fitoi një njeri që nuk është nga SNSD”.

Mbështetësit e tij festuan mbrëmë, pasi u konfirmua se ai fitoi mbi kandidatin e SNSD, Igor Radojiçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy