Fevziu: Mendova se vota e protestës në këto zgjedhje do të rrëzonte Ramën

Fevziu: Mendova se vota e protestës në këto zgjedhje do të rrëzonte Ramën

Gazetari i njohur Blendi Fevziu deklaroi mbrëmjen e sotme se kishte shpresuar se për shkak të pakënaqësisë për qeverisjen 8 vjeçare të kryeministrit Edi Rama, vota e protestës do të ishte e vlefshme dhe do ta rrëzonte atë.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se kishte humbur shpresën për rotacion kur kishte mësuar se pjesëmarrja në zgjedhje nuk ishte më e lartë se ajo e 2017-ës.

“Ka qenë një rezultat që për arsyet e sondazheve na çonte aty këtu. Por pakënaqësia ndaj Ramës dhe një votë proteste do të ishte më e vlefshme. Kjo votë sipas meje ishte e pakapshme nga sondazhet. Kur pashë që pjesëmarrja nuk ishte më e lartë se e 2017-ës shpresën për ndryshim dhe për rotacion e humba. Në vitet 90-të vullneti i zgjedhësve ka qenë i lirë, pas viteve 2000 ka një udhëzim që mbështetësit të votojnë më herët. Forcat politike i çuan herët mbështetësit për të votuar. Mendova se vota e protestës do të ishte më e fortë se vota për ta mbajtur në pushtet. Duhet dikush që ta rrëzojë. Kishte diçka të çuditshme në këto zgjedhje që të dyja palët ishin të bindura që fitonin”, tha Fevziu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy