Ikën edhe një tjetër drejtor i LSI, mori pjesë në fushatë

Ikën edhe një tjetër drejtor i LSI, mori pjesë në fushatë

Drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është shkarkuar nga detyra.

Shkresa e shkarkimit të Krenar Kullës ka mbërritur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vend të tij është komanduar mjeku kardiolog, Përparim Muço. Arsyet e këtij shkarkimi nuk dihen ende.

Kujtojmë që Kulla është kryetari i LSI-së në Gjirokastër.

Që pas marrëveshjes Rama-Basha, ministrat teknikë të propozuar nga PD-ja kanë shkarkuar dhjetra funksionarë publikë që janë përfshirë në fushatë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga radhët e LSI-së.

Mbetet për t’u parë nëse në javën e fundit të fushatës do të ketë shkarkime të tjera në Gjirokastër. Nesër në Gjirokastër LSI organizon takimin e madh të fushatës, ku do të jetë i pranishëm edhe Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy