
Analisti Mentor Nazarko ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV. Gjatë intervistës së tij ndër të tjera ai foli edhe për raportin mes politikanëve Dritan Abazoviç dhe Albin Kurti. Nazarko tha se të dy liderët kanë të përbashkët aktivizmin denoncues ndaj elitave të korruptuara, por në ndryshim nga Kurti, Abazoviç ka qasje multietnike.
“Kurti dhe ai janë nga e njëjta zonë. Komuna e Ulqinit përmbledh edhe fshatrat e vogla, Albini e ka prejardhjen nga Sukobina dhe të dy kanë të përbashkët aktivizmin denoncues ndaj elitave të korruptuara, por ky ka qasje multietnike për pajtim me serbët, kurse Albini ka qasje tjetër. Unë isha në kongresin e fundit të tij dhe të gjithë duartrokisnin kur fliste një udhëheqës shqiptar. Ai do të vijë në Tiranë dhe do të takojë krerët e politikës shqiptare”, tha Nazarko.



