Gjykata e Prishtinës nis procesin gjyqësor ndaj ministrit të ri Liburn Aliu

Gjykata e Prishtinës nis procesin gjyqësor ndaj ministrit të ri Liburn Aliu

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 6 prillin si data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut, dhe të tjerëve, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar se gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi, këtë datë, e ka caktuar si datë të mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Të akuzuar me Aliun, janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në ndërkohë pretendimet për aktakuzë ndaj tij i kishte mohuar vet ministri Aliu. Ai tha se nuk ka qenë në dijeni se ka pasur një aktakuzë ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy