Para nisjes së seancës ku do të diskutohet mbi ligjet e Vetingut është mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
Mësohet se në Konferencë janë të pranishëm Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe Luan Rama si dhe Shpëtim Idrizi.
Të pranishmit do të diskutojnë mbi propozimet e partive për Komisionin e Vetingut.
Projektvendimi për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizmin e procesit të votimit sipas ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” si dhe projektvendimi për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad joc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” janë pikërisht dy pikat që sot deputetët do të votojnë.
Ndërsa opozita vijon qëndrimin e saj bojkotues ndaj kuvendit, ndërsa debatet nuk do të mungojnë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.



