PD dhe LSI, kallëzim për audiopërgjimin e Agron Xhafajt: Rama po manipulon hetimin (VIDEO)

PD dhe LSI, kallëzim për audiopërgjimin e Agron Xhafajt: Rama po manipulon hetimin (VIDEO)

Opozita ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Krerët e grupeve parlamentare të dy partive të opozitës, PD dhe LSI, akuzuan kryeministrin Rama se ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.

Kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho, tha se opozita kërkon hetim penal ndaj Ramës për shkak të pengimit të zbulimit të së vërtetës, ndërsa kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se në vend ekzistojnë dy prokurori: ajo ku u bë kallëzimi penal dhe prokuroria e Edi Ramës.

“Ne iu drejtuam Prokurorisë të hapë hetim penal ndaj Edi Ramës për pengim të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekspertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër kohore në një nga laboratorët e botës”, tha Spaho.

“Ky kallëzim sot vë përpara opinionit publik që në Shqipëri funksionojnë dy prokurori, kjo prokurori ku kemi ardhur sot të bëjmë kallëzimin penal dhe prokurorinë e kryeministrit që ka bërë hetimin, ka bërë ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike, dhe mbi bazën e të cilave mban në këmbë qeverinë e tij. Pasi ka thënë qartë se e kreva ekspertizën, mora rezultatin, ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj po i jap vullnet ministrit të Brendshëm të vazhdojë detyrën”, tha Vasili.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy