Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për Ilir Metën pasi, avokati Kujtim Cakarani nuk ka qenë prezent në seancë me pretendimin se është sëmurë.
Monika Kryemadhi, e cila ishte paraqitur, foli për mediat, ku tha se gjyqi ndaj saj dhe ish-bashkëshortit është politikë.



