Blushi reagon ndaj deklaratave të Ballës: Po keqpërdorni ambasadorët

Blushi reagon ndaj deklaratave të Ballës: Po keqpërdorni ambasadorët

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të Kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili e quajti qëndrimet e Metës dhe ftesën për tubim më 2 mars si “probleme të brendshme të liderishpit brenda opozitës’.

Por Tedi Blushi ka publikuar dhe disa nga deklaratat e ministreve, Gjonaj dhe Spiropali për të cilat tha se po justifikojnë ‘grushtin e shtetit’, duke keqpërdorur ambasadorët.

“I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?! Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?! Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët! Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar”, thekson Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy