Ministeriali i Berlinit/ Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën

Ministeriali i Berlinit/ Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë.

Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.

Ministrja Xhaçka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.

Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

“Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Një ditë më parë, ministrja Xhaçka u takua me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba, ku nënvizoi se Ukraina meriton një perspektivë drejt Bashkimit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy