
Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel.
Ky takim trepalësh mes Besnik Bislimi, si dhe Petar Petkoviç, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Palët konfirmuan se Mirolsav Lajcak doli me një propozim të ri.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, Bislimi tha se tani ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak ka dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Ai tha se propozimi i Lajçakut synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë.
Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë.
Bislimi tha se kjo ide e Serbisë nuk gjeti mirëkuptimin as të Kosovës, e as të ndërmjetësit të dialogut, Mirosllav Lajçak.
Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj.
Takimi mes Bislimit dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkovic, ishte i pesti që zhvillojnë në Bruksel për çështjen e dinarit, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.



