Një ditë më parë zhveshi kostumin e Presidentit, Meta: Një horizont i ri plot dritë e shpresë

Një ditë më parë zhveshi kostumin e Presidentit, Meta: Një horizont i ri plot dritë e shpresë

Një ditë më parë Ilir Meta zhveshi kostumin e Presidentit, pas pesë vitesh në detyrë dhe kur ende nuk po mësohemi me emrin e kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj, ai paralajmëron horizont të ri.

Mëngjesin e së hënës, ish-Presidenti Ilir Meta ka ndarë një fotografi me bashkëshorten Monika Kryemadhi, prej nga ku tregon horizontin.

Një horizont i ri plot dritë e shpresë!

Një mesazh i tillë vjen pas të parit të publikuar mbrëmjen e së dielës, pak pas largimit nga Presidenca, ku ndau një fotografi familjare.

Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!

Kohëve të fundit është përfolur gjithnjë e më shpesh për rikthimin e Ilir Metës në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që partia e themeluar prej tij mbledh pasditen e sotme Konventën Kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy