Kreu ne detyre i Kuvendit, Ilir Meta ka treguar sot se cila ka qene pakenaqesia e tij ne lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe menyren e tij te sjelljes per arritjen e marreveshjes me kreun e PD Lulzim Basha.
“Ajo që nuk e mendoja, se doja kurrë ishte që Shqipëria të shkonte në zgjedhje pa opozitën. Kjo do ishte dramatike për një vend anëtar të NATO-s, ua kam thënë edhe partnerëve ndërkombëtarë jam gati të jap dorëheqjen nëse opozita e kërkon këtë.
Nëse kam një pakënaqësi ndaj Ramës, duhet të kishte reflekutar më shpejt dhe ti kishte dhënë zgjidhje më shpejt kësaj situate, e vetmja pakënaqësi duhet të ishte zgjidhur kriza më përpara”, tha Meta.



