Berisha: Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm për mbarë shqiptarët

Berisha: Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm për mbarë shqiptarët

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha u ndal sot në Kukës, nga ku deklaroi se: "kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm për mbarë shqiptarët".

Në prani të Emri Vatës, i cili më 24 shtator do sfidojë PS-në në zgjedhjet për kryabshikaik të Kukësit, Berisha tha se "Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Ramës". 

Për të gjithë këto ju bëj thirrje të shënojmë një kthesë të madhe me Emri Vatën në Kukës. Vendi ka nevojë jetike për një kthesë. Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm që banorët e këtij rrethi u dërgojnë mbarë shqiptarëve.
Le të jetë Kukësi stacioni ku ndalon rrokullisja e madhe e këtij vendi, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë, largimi masiv i shqiptarëve. Me këtë rast dua të ftoj të gjithë biznesmenët e Kukësit këto ditë të japin të gjithë ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës. Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, mnë Tiranë, në Shkodër, kudo, Durrës, jashtë vendit, të vijnë dhe të votojnë në Kukës për të firmosur ndryshimin. Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin. Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Rramës. Nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit. Ndaj dhe ju ftoj të angazhohemi për një kthesë nga Kukësi, që do jetë një kthesë e madhe për gjithë Shqipërinë
”, tha Berisha. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy