15 ditë protestë, nga Zvërneci te kërkesa për dorëheqjen e Ramës/ Malaj: Nacionalizmi, maska më e keqe e liderëve të dështuar (VIDEO)

15 ditë protestë, nga Zvërneci te kërkesa për dorëheqjen e Ramës/ Malaj: Nacionalizmi, maska më e keqe e liderëve të dështuar (VIDEO)

Protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë në ditën e saj të 15-të, ndërsa tashmë duket se kauza ka tejkaluar kundërshtimin e projektit konkret dhe është shndërruar në një lëvizje me kërkesa politike, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një analizë për “MCN Live”, u shpreh kritik ndaj reagimeve të kryeministrit, duke argumentuar se përpjekja për t’ua atribuar përgjegjësitë faktorëve të tjerë është një qasje e njohur e liderëve që përballen me dështime.

 

E gjithë gjuha e kryeministrit, që nga dita e parë kur një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e rendit, e deri te deklaratat e mëvonshme për drejtësinë, investitorët e huaj apo interesat e shteteve të tjera, më kujton situatën kritike të janar-marsit 1997. 

 

Edhe atëherë lidershipi i PD-se tentonte të krijonte narrativa alternative për të shmangur përgjegjësitë reale të krizës. 

 

 

Sipas tij, nacionalizmi përdoret shpesh si instrument politik për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme.

 

Nacionalizmi është maska më e keqe që përdorin liderët e dështuar. 

 

Kjo është parë shpesh në historinë e tranzicionit shqiptar dhe po shfaqet edhe sot. 

 

 

Malaj ngriti shqetësime edhe për modelin ekonomik të ndjekur në vend, duke theksuar se ndikimi i parasë kriminale në ekonomi ka prodhuar pasoja sociale dhe ekonomike.

 

Me ato që po ndodhin, ne duhet të jemi të shqetësuar për modelin ekonomik që po ndiqet. 

 

Prania e parasë kriminale në ekonomi nuk ka sjellë zhvillim të qëndrueshëm, por ka rritur pabarazinë dhe varfërinë.

 

 Rama ka vizionin që Shqipëria të bëhet me paratë kriminale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy