Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV tha që PD po shqyrton mundësinë për një tjetër kallëzim në SPAK ndaj Erion Veliajt, për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Po ashtu Kume bën me dije se Berisha po zhvillon një takim me përfaqësues të PL-së dhe Mediun në lidhje me koalicionet.
“Z.Berisha i ka dalë në një farë mënyrë në mbrojtje prokurorit Ols Dado, duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj po e kërcënon prokurorin, dhe përmes kërcënimeve që adreson ndaj prokurorit të posaçëm sipas Berishës, kreu i bashkisë së Tiranës kërcënon dëshmitarët në lidhje me çështjen e tij. Berisha tha që PD po shqyrton të gjitha modalitetet për të bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër Veliajt, me akuzën që po pengon zbardhjen e të vërtetës. Sipas tij dosja McGonigal po ecën përpara dhe do afektohet edhe kryeministri Edi Rama në Shqipëri. Ai po zhvillon një takim me Tedi Blushin dhe Haxhinaston, si dhe është në takim me Mediun, për të negociuar në lidhje me koalicionet”.



