
Kryeministri Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, mëson MCN TV.
Kreu i qeverisë deklaroi pak ditë më parë, gjatë mbledhjes me grupin e PS, se nuk do të jetë në
listën e hapur.
Po ashtu ai nuk përjashtoi mundësinë që të mos ishte fare kandidat për deputet.
"Me thënë të drejtën as e kam pasur, as e kam idenë pse unë duhet të jem aty në atë Parlament për sa kohë e kam këtë detyrë dhe nga ana tjetër do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë", do të shprehej Rama dy ditë më parë.



