"I shpreha keqardhjen Alibeajt për mospjesëmarrjen në seancën e tretë", Balla: Presidenti do jetë i ndryshëm nga Meta

"I shpreha keqardhjen Alibeajt për mospjesëmarrjen në seancën e tretë", Balla: Presidenti do jetë i ndryshëm nga Meta

Greu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti ditëne sotme pas Konferencës së Kryetarëve se Presidenti I ri do të jetë ndryshe nga Ilir Meta. Balla tha se ai I ka shprehur keqardhjen Alibeaj për për mospjesëmarrjen në seancën e tretë dhe u shrpeh se do të kishte parapëlqyer ta zgjidhnim bashkë me opozitën.

E thashë në mbledhje, po e ripërsëris, kemi ndjekur një proces tepër korrekt në marrëdhënie me atë që thotë Kushtetuta. Në tre raundet e para nevojitet që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, kemi rënë dakord që në raundin e dytë e të tretë të ketë propozim vetëm nga opozita. Ju jeni dëshmitarë që nuk kemi marrë asnjë propozim, tani na takon neve që, siç e kam thënë PS ka organet e veta vendimmarrëse. Natyrshëm që vendimi i PS do të bëhet publik dhe duhet që vendimi i Kryesisë së PS t’i jepet edhe grupit parlamentar, pasi nga ty deputetët do të mbështesin me firma kandidatin për President. Një parti me rregulla bën këtë që po bëjmë ne.

Unë dhe dy kolegët e tjerë që jemi ngarkuar me këtë proces do të kemi një informim të PS. Nuk duhen përjashtuar asnjëra prej gjinive, e rëndësishme është të kemi një president që të mishërojë më së miri vlerat e larta të integritetit, i ndryshëm nga Ilir Meta.
 

Dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim bashkë me opozitën. I shpreha keqardhjen sot Alibeajt për mospjesëmarrjen në seancën e tretë, që ju ishte dedikuar atyre. Mendoj se nuk i bën nder PD, drejtuar nga Alibeaj, që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Mendoj se bojkoti i ka dhënë disa leksione çdo partie, edhe pse nga bojkoti është dëmtuar PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy