“Konfirmoni numrin e punonjësve”/ Deputeti i PD: Rama po synon ta kthejë festën e negociatave në një antimiting!

“Konfirmoni numrin e punonjësve”/ Deputeti i PD: Rama po synon ta kthejë festën e negociatave në një antimiting!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin e tij social, thotë se i është dërguar administratës për të marrë pjesë më 28 korrik në festën për hapjen e negociatave.

Boçi shkruan se gjoja-festën për hapjen e negociatave Rama synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Sipas tij, urdhrat verbalë e sms janë të prerë.

Postimi i plotë:

Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut.

Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.

Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh.

Urdhrat verbalë e sms janë të prerë.

Askush të mos mungojë!!!

Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim:

“Kërcen administrata nga belaja”

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy