Kuvendi do të zhvillojë seancat plenare në datat 18 e 25 qershor si dhe 2 korrik
Vendimi u mor sot në mbledhjen online të Konferencës së Kryetarëve. Gjatë mbledhjes, Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 15 qershor- 4 korrik 2020.
Gjithashtu u miratua raporti mbi zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit për rekomandimet e Raportit 2019 të Komisionit Europian, periudha 1 shkurt -30 prill 2020.



