Në emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet për tentativën e vetëvrasjes së policit të Rrugores, Azbi Spahiu. Berisha tha se nuk pati një qëndrim pasi mori informacion për gjobëvënie.

E dija problemin. Por qëndrimi im ishte sepse më thanë që djali i Samir Manes ka përplasur dy makina, nën efektin e alkoolit. Ka qenë me të fejuarën apo të dashurën, e ka përcjellë dhe është kthyer, e kanë arrestuar dhe futur brenda për një krim që zakonisht nuk burgoset. Por ka më tej, mbi policin ishte dhënë urdhër “mbaje brenda që të gjobisnin të atin”. Unë nuk bëhem krah i gjobëvënësve.

Ligji i Edi Ramës jo vetëm favorizon, por konfiskon dhe i jep dorën e zezë