Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmi se liria ka pasur çmim jetën

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmi se liria ka pasur çmim jetën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". 

Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit. 

Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.

Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.

Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.

Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.

Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.

Prekazi nuk na kërkon lot.

Na kërkon të jemi të denjë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy