Dëbimi i diplomatëve iranianë/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë telefonon Ramën: Mbështetje pas sulmit kibernetik

Dëbimi i diplomatëve iranianë/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë telefonon Ramën: Mbështetje pas sulmit kibernetik

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike sot me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan ka shprehur mbështetjen  të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Ata u angazhuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.

Ndër të tjera, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare nga Shqipëria të shtetasve afganë që kanë ikur nga Afganistani, si dhe u diskutura partneriteti mes dy vendeve për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pasi u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy