Finalja e Conference League, 25 maji ditë pushimi për zyrtarët publikë në Tiranë

Finalja e Conference League, 25 maji ditë pushimi për zyrtarët publikë në Tiranë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri sot me dije sa data 25 maj do të jetë pushim për të gjithë institucionet publike në Tiranë.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

Ndërsa komunikoi vendimit dhe masat, Bledi Çuçi u shpreh:

“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli ditë pushimi për të gjithë institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Për të gjithë zyrtarët publike të qarkut të Tiranës do të jetë pushim. Kjo masë merret për vazhdimin e masave për të organizuar Conference League, ku ne presim që të ketë një fluks për njerëzit që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda. Deri tani ne kemi pasur një interes, nga gati 5-6 herë më shumë njerëz seç ka kapaciteti Air Albania, por marrim masat që të jetë një ditë festë për të gjithë. Masat e tjera që janë po aq të rëndësishme janë ajo që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy