Paloka: Alibeaj drejton grupin e PD, me axhendën Basha-Rama

Paloka: Alibeaj drejton grupin e PD, me axhendën Basha-Rama

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka, akuzoi kryetarin e komanduar të partisë, Enkelejd Alibeaj se e drejton grupin me axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste.

Ai tha për mediat se fjalët e para të Alibeajt ishte që Sali Berisha është larguar dhe deputetët që e mbështesin janë të përjashtuar.

Sipas tij, Alibeaj ka shkelur të gjithë parametrat, duke nënvizuar se pranimi i drejtimit të mbledhjes prej tij, u bë në mënyrë që të mos krijohej klimë përçarëse në PD.

E pranuam për të tentuar bashkimin, pasi Partinë Demokratike e drejton Komisioni i Rithemelimit i cili do të funksionojë deri ditën e Kuvendit të ardhshëm. Në grup ka vetëm 2-3 deputetë që ndjekin axhendën Basha-Rama.

Në vijim Paloka deklaroi se deputetët demokratë kërkojnë normalizimin e punës në Partinë Demokratike, por edhe bashkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy