Deputeti i PD Saimir Koreshi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me dënimin me 14 vite burg të McGonigal asi u deklarua fajtor për bashkëpunimin me një oligark rus.
Ai tha se do të kemi dëshmi dhe pranime të reja dhe se në mars mund të kemi indicie për hetime të tjera. Sipas tij, Rama kontrollon çdo gjë në Shqipëri, por që marsi do të sjell surpriza për këtë çështje.
Për efekt politik është drama më e madhe, por politikanët shqiptarë kanë treguar se nuk japin ndonjëherë dorëheqje, e kanë ngrënë turpin me bukë dhe kanë futur një gotë verë nga pas... Ideja është se te kjo pjesa hyn ana penale ana e të prekshmes konkrete në pjesëmarrjen e tij. Nuk mundet që një njeri të hyjë e të dalë nga zyra e kryeministrit me dokumente dhe ato filmat e netflix do e lidhnin direkt sepse është një ekuacion me një gjysmë të panjohur.
Besoj se ka një gjykim tjetër, dhe ndoshta ai është dhe më interesanti, do të ketë dëshmi dhe pranime të reja dhe të shohim se atje ndoshta do të pranojë atë fajësinë, do pranojë të nxjerr dhe elementë të tjerë se si ka ndodhur dhe nëse kjo ndodh mendoj se ç’mund ta donte një tjetër një shifër që të binte Basha kur nuk ishte në pushtet. Në çdo vend të botës do të binte një qeveri , por besoj se marsi do të ketë surpriza të tjera dhe marrja e ryshfetit drejtpërdrejtë prapë është një krim i rëndë gjithandej.
Jam i kujdesshëm se nuk kam folur shumë, por kemi indicie që lidhen, ose mund të ketë një pendim që mund të tregojë dhe persona të tjerë që mund të ketë lidhje deri te dhënia e lekëve. Mendoj dhe gjykoj të lë marsin se çdo fjalë e jona, po duhet të presim, po të ishte një njeri tjetër do kishte kërkuar ndjesë dhe do kishte ikur se të japësh lekë për të dëmtuar opozitën, por politikanët shqiptarë nuk e gëzojnë moralin e ikjes.



