Berisha: Bashës ia mbylli dosjen Engjëll Agaçi

Berisha: Bashës ia mbylli dosjen Engjëll Agaçi

Sali Berisha sqaroi në studion e “Të Paekspozuarit” tri akuzat më të forta që i ka bërë Lulzim Bashës. Berisha u ndal fillimisht te dosja “Toyota Yaris”.

U akuzua për dekonspirim të operacionit policor. Çështja shkoi në Apel. Sa je në gjykim, je i pafajshëm. Prokurori nuk e apeloi. Ai dha dorëheqjen të nesërmen.

Unë di që dosjen e mbylli Engjëll Agaçi. E di 100%. Kjo për mua ishte shumë e rëndë. Kur ta mbyll dosjen dikush, ky është problem i madh.

Berisha tha se filloi të dyshojë te Basha kur filluan të dilnin fakte që provonin të kundërtën e asaj që ai thoshte.

Për dosjen Nik Muzin, Basha më ka shpjeguar se ka bërë mbledhje fondesh në SHBA. Nuk është se nuk i besoj asgjë, por kur faktet dalin se të ka gënjyer, sigurisht që nuk i besoj. Kur i mësova të vërtetat, reagova. Engjëll Agaçi dosjen ia mbylli vonë. Çështja Muzin, materiali ka rrjedhur 3 muaj më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy