Zv.kryeministrja Belinda Balluku foli për sulmet kibernetike të Iranit pas publikimit të raportit të FBI, duke u shprehur se asnjë e dhënë nuk është zhdukur.
Duke mbrojtur deklaratat e mëhershme të kryeministrit Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvend Balluku tha:
Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Duhet të keni parasysh që asnjë e dhënë sensitive, ose jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi, këtë ka thënë kryeministri. Duke lexuar raportet, ju e dini shumë mirë që ky sulm ka pasur si synim zhdukjen totale të të dhënave, nuk ia kanë dalë. Fakti që të dhënat janë, dhe sistemet funksionojnë, tregojnë pavarësisht investimit të madh të shtetit agresor, nuk ia kanë dalë të fshijnë sistemet tona, dhe sistemet tona janë operative. Opozita të mos ta përdorë këtë për abuzime dhe goditje narrative. Kërkojmë që në bashkëpunim me opozitën të rishikojmë disa nga aktet ligjore për mbrojtjen kibernetike”.
Sjellim në vëmendje që ekspertët e IT-së kanë theksuar se raporti i FBI konstatoi se institucionet shqiptare kanë çeduar totalisht në elemente bazike të mbrojtjes.



