Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot nga Kuvendi se së shpejti do të propozohet taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra.
Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon. S’ka në rajon biznes të vogël me zero takes dhe TVSH. S’ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400. E së shpejti, brenda pak ditësh ne do sjellim propozimin për ta zeruar deri në 500 mijë lekë, do shkojmë përtej angazhimit që kemi marrë për ta përgjysmuar. Nga na del që paskemi taksën më të lartë të punës e taksat më të larta?”



