LSI në Vlorë denoncon në KQZ tre zyrtarë të administratës

LSI në Vlorë denoncon në KQZ tre zyrtarë të administratës

Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Vlorës ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të administratës publike, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Janë denoncuar në KQZ Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e  Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës.

Sipas LSI-së, Anjeza Shiko ka qenë e pranishme në një veprimtari të një kandidati për deputet të PS, që sipas tyre është në kundërshtim me  vendimin e KQZ.

Po ashtu LSi thotë se më 5 prill, Francesko Mucaj ka marrë pjesë në një veprimtari publike të kandidates së PS-së, Pranvera Resulaj.

Sipas LSI, rezulton se edhe Klajdi Myzaferi ka qenë pjesëmarrës në një veprimtari më datë 7 prill dhe se foto e kësaj veprimtari është postuar në Facebook nga PS Vlorë-Rajoni 5.

LSI kërkon shqyrtimin e këtyre rasteve nga KQZ dhe marrjen e masave sipas parashikimeve të vendimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy