“McGonigal”, Berisha: Po shkelni Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor

“McGonigal”, Berisha: Po shkelni Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor

Në seancën e sotme parlamentare ku po mbahet mocioni me debat për çështjen “McGonigal”, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi për shkeljen e rregullores së Kuvendit.

Ai tha se po shkelet me këmbë një nen i Kushtetutës të Shqipërisë, që detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore pasi firmosin një e katërta e deputetëve.

Deputetët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare.

Veprimtaria Rama-McGonigal, antiligjore në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.

Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale.

Kemi të bëjmë me një nga aktet më antikushtetuese, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës.

Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur biznesmenë në rrugët e Tiranës dhe Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy