Pika e përbashkët kufitare me Greqinë, Balla-PD: Para se të flisni kërkoni falje për çështjen e detit

Pika e përbashkët kufitare me Greqinë, Balla-PD: Para se të flisni kërkoni falje për çështjen e detit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa foli nga foltorja e Kuvendit për hapjen e pikës kufitare të përbashkët me Greqinë, iu drejtua deputetëve të PD, duke i thënë se duhet të votojnë marrëveshjen.

Sipas Ballës nëse PD flet për marrëveshjen me Greqinë, ajo duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e detit të nënshkruar në 2009.

“Mendoj që PD duhet ta votojë këtë marrëveshje. Këto janë marrëveshje që edhe mes vendeve anëtare të BE, funksionojnë me qendra të tilla, që kanë të specifikuar qartë edhe arsyen pse ngrihen.

Biem të gjithë dakord që krimi ndërkufitar është bërë i zbulueshëm dhe i ndëshkueshëm, nëse ngrihen qendra të tilla. Qendra do të funksionojë në doganën e Kakavijës. Intensifikimi i komunikimit mes dy shteteve tona është diçka e dobishme.

Nuk e di ku e gjeti pathosin për t’u frymëzuar për fjalime që fillojnë te një marrëveshje shumë e mirë me Greqinë, t’ia fusni e të dilni te nafta, te gjelat e detit, e ku di unë. Ti Sula e ke votuar marrëveshjen e 2009, që e bëri Luli e Saliu, sepse ata i kanë bërë bashkë të gjitha pisllëqet. Saliu është ‘non grata’, por pjesë është edhe Luli, se nuk mund të falet ai. Nuk është marrëveshja e 2009.

Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror det, për shkak të një marrëveshjeje të firmosur nga Saliu, Saliu rrinte lart, Luli poshtë.

Nëse keni ndonjë gjë për të thënë, sa herë ta merrni fjalën kur bie fjala për marrëveshjen me Greqinë, fillojeni me një ndjesë për marrëveshjen e 2009”, u shpreh Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy