
Nevila Bami, anëtare e kryesisë dega Lushnje, në një lidhje me MCN TV ka komentuar procesin e votimit në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës në qytetin e Lushnjes.
Në fjalën e saj Bami e ka cilësuar procesin të rregullt teksa theksoi se të gjithë anëtarët i janë drejtuar kutive të votimit me vullnetin e tyre që në orët e para.
Ajo bëri të ditur se ka shumë anëtarë të cilët kanë votuar por nuk e kanë emrin në listë.
Procesi vazhdon shumë i rregullt. Në Lushnje votimi po kryhet në selinë e partisë. Të gjithë po shprehin vullnetin përmes votës. Herën e kaluar kanë votuar 860 anëtarë ndërkohë që deri tani numri i votuesve është 270. Nuk ka pasur tentativa për bllokiminin e procesit, nuk ka pasur konfrontime.
Përderisa procesi po kryhet i rregullt, ka persona që nuk e gjejnë emrin në lista, por me këta po veprohet me procesverbale të veçanta që i bashkëngjiten listave. Mjafton të paraqesin ID dhe kartën e anëtarësisë. Pjesëmarrja është shumë aktive dhe shumë entuziaste deri tani.



