
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur autoritetet në Prishtinë vendosën tarifën ndaj mallrave serbe. Kryeministrja Brnabiç tha se vija e kuqe për Beogradin është pikërisht kjo tarifë.
“Unë e kam thënë, dhe sa i përket kësaj edhe presidenti Vuçiç ka qenë i qartë, vija jonë e kuqe është tarifa e Prishtinës e cila duhet të hiqet. Nuk i durojmë presionet. Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se ndaj Serbisë nuk mundet më të bëhet presion”, ka thënë Bërnabiq.
Sipas asaj që raporton e përditshmja serbe “Telegraf”, kryeministrja serbe Bërnabiq, nuk pret asnjë marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës para tetorit, referuar mediave serbe se mund të pritet një marrëveshje e tillë: “Unë absolutisht nuk pres marrëveshje të Beogradit e Prishtinës deri në tetor dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo mund të ndodhë”, tha kryeministrja e Serbisë. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të besuar në këtë, sepse jemi larg dialogut për zgjidhjen përfundimtare, si dhe marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk ka qenë asnjëherë në agjendë mirëpo ka ekzistuar si njëra ndër alternativat e mundshme.
Por, sa i përket vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, kryeministrja Bërnabiq tha se Prishtina tash e gjashtë vite nuk i respekton marrëveshjet e Brukselit dhe nuk e ka formuar Asosacionit e Komunave Serbe, transmeton Telegrafi.
Ajo kujtoi se dialogu u ndërpre kur Prishtina filloi të nxiste lëvizje të njëanshme që ishin kundër bisedimeve dhe që synonin ndalimin e dialogut të Beogradit. Ajo theksoi se Prishtina nuk kishte përmbushur një nga detyrimet e vetme që kishte në Marrëveshjen e Brukselit për gjashtë vjet dhe se as BE-ja që nuk ishte garant, bëri asgjë për ta bërë Prishtinën të përmbushë detyrimin e saj.
E pyetur nëse kishte ndonjë presion, Kryeministrja serbe tha se nuk ishte, sepse, shtoi ajo, partnerët tanë tani e kuptojnë se Serbia nuk është një vend që mund të jetë nën presion dhe se të gjitha presionet dhe ultimatume mund të jenë vetëm kundërproduktive



