Tela- Malltezit: Berisha refuzoi të zbatonte një vendim gjykate. Koston e këtij vendimi po e vuan opozita sot

Tela- Malltezit: Berisha refuzoi të zbatonte një vendim gjykate. Koston e këtij vendimi po e vuan opozita sot

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, për të cilin ka ngritur akuzë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 personave të tjerë.

Pavarësisht se vendimin ndaj Berishës, gazetari Andi Tela e quan të padrejtë, ai tha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në MCN tv, se Berisha bëri gabim që refuzoi të zbatonte në vendim gjykatë.

Këtë refuzim, sipas tij, tanimë po e çuan opozita sot.

Pavarësisht se ne kemi tërhequr  vëmendjen se vendimi ndaj Berishës ishte i padrejtë dhe nuk duhet te merrej, z.Berisha refuzoj të zbatonte një vendim gjykate dhe ndoshta kosto të këtij vendimi vuan edhe opozita sot. Pra, me faktin që lideri i saj ndodhet ne dritare dhe nuk ka mundësi që të ushtrojë detyrën e tij, hapur.

Ky është refuzimi i këtij vendimi gjykate është i padrejtë dhe ju kishit të gjitha mundësitë që këtë procedurë që keni ndjekur, para Apelit, në Gjykatën të Lartë, mund ta ndiqnit edhe duke pasur kryetari i opozitës, në kurriz një masë shumë më të lehtë sesa masa me të cilën po vuan aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy