Meta: Çështja çame nuk ka të bëjë me koalicionin

Meta: Çështja çame nuk ka të bëjë me koalicionin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha të premten se çështja çame nuk ka të bëjë me raportet e koalicionit qeverisës. Një ditë pas debateve të forta në parlament për këtë çështje, për të cilën kreu i Kuvendit deklaroi se “kërkon dialog, mirëkuptim dhe mirëbesim, që duhet ndërtuar cdo ditë”, sot Meta pohoi tha se kjo çështje nuk ka lidhje me koalicionin qeverisës.

“Jam shumë i bindur se kjo çështje, jo vetëm që nuk ka të bëj me raporte koalicioni, partish apo individësh, por është një çështje që është në interesin e të gjithëve, që të gjejë një zgjidhje, dhe për këtë unë gjithnjë kam qenë dhe jam i orientuar nga rezultati dhe jo nga retorika”, u shpreh kryeparlamentari Meta ne nje prononcim per gazetaret, pas punimeve të nje seminari për cështjet e menaxhimit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy