
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV e pyetur për 21 Janarin u shpreh se çdo çështje që ka paqartësi duhet hetuar, ndërsa shtoi se çështja është hedhur sot për konsum publik për të hequr vëmendjen nga inceneratorët.
Për mua çdo çështje që është e paqartë në drejtësi duhet të hetohet dhe pse mendoj se çështja është e hedhur sot për konsum publik është për të larguar vëmendjen nga çështja e inceneratorëve. Por dhe sponsori kryesor i kësaj gjëje është Edi Rama. Mos të harrojmë rastin e arrestimit të drejtorit të FBI që lidhet drejtpërdrejtë me financimet ruse. Pastaj normal që rusët s’do vinë me fytyrën e vetë. Shqipëria shquhet si vend gjeostrategjik.



