Presidenti Meta nis “fushatën” për protestën e nesërme (VIDEO)

Presidenti Meta nis “fushatën” për protestën e nesërme (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje protestat e lidhura me rrëzimin e regjimit komunist. Sipas, postimeve që ka bërë në rrjetet sociale “Tëitter” dhe “Facebook”, ai kurrë nuk e kishte menduar se do të vinte sërish një ditë e ngjashme për të dalë në protestë e për të luftuar për pluralizmin politik, kushtetutën e demokracinë. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, do të jetë thirrja e protestës së nesërme, thotë Meta.

“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
”, shkruan presidenti Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy