"Negociatat", Vlahutin: S’ka afate të përcaktuara për integrimin në BE (VIDEO)

"Negociatat", Vlahutin: S’ka afate të përcaktuara për integrimin në BE (VIDEO)

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin komentoi deklaratën e bërë sot nga përfaqësuesja e lartë Federeica Mogherini për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vlahutin nuk foli me data kontrete për çeljen e negociatave por nënvizoi shpejtësinë dhe zbatimin e reformave dhe 5 pritetet për të cilat BE i ka caktuar si kushte për integrimin e Shqipërisë. 

"S’ka afate të përcaktuara për integrimin në BE. Sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE-së aq më shumë monitorim të hollësishëm do të ketë për çdo gjë. Çelja e negociatave nuk është dhuratë, por në sajë të një pune shumë të madhe sidomos për qeverinë e një vendi e mezi presim të ndodhë kjo gjë. Duhet të presim për rekomandimin që të dalë. Shqipëria ka si qëllim plotësimin e 5 prioriteteve”, tha Vlahutin.

Shefja e diplomacisë europiane, theksoi se qeveria t’i jap mundësi opozitës te angazhohet. Sipas Vlahutin, sa më shumë reforma të zbatoni më shpejt arrini. "Qeveri- opozitë deri në pranverë duhet të bëjnë punë me konstruktivitet”, tha ambasadorja e BE në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy