Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në nismë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, fillimisht është takuar me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.
Dendias ka postuar në rrjetin e tij social Twitter një foto nga takimi me Belerin teksa shkruan se ai e informoi për problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.
Postimi i Nikos Dendias në Twitter:
Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.
Dendias do të zhvillojë takime gjithashtu me kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.



