Nisi zyrtarisht misionin në Shqipëri/ Rama pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt

Nisi zyrtarisht misionin në Shqipëri/ Rama pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim mirëseardhjeje ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau një fotografi nga ky takim i parë zyrtar, të cilën e shoqëroi me mesazhin e thjeshtë: “Mirë se erdhe. Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.

 

Diplomati amerikan, një ish-gjeneral-lejtnant në pension me një karrierë të gjatë 34-vjeçare në ushtrinë amerikane dhe strukturat e NATO-s, nisi zyrtarisht misionin e tij në vendin tonë më 26 shtator, pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

 

Emërimi i tij vjen pas një periudhe prej më shumë se tre vitesh pa një kryediplomat të konfirmuar në Tiranë, që prej largimit të Yuri Kim në qershor të vitit 2023, kohë gjatë së cilës misioni u drejtua nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn. 

 

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të organizojë një ceremoni zyrtare pritjeje për prezantimin e ambasadorit të ri në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy