
Politikani Paskal Milo I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se megjithëse ditën e martë do nënshkruhen disa marrëveshje nga liderët e Ballkanit Perëndimor për Ballkanin e Hapur, këto nuk garantojnë suksesin e procesit.
“Nga pikëpamja institucionale, dëshmon avancim të idesë. Nuk pretendoj që me nënshkrimin 5 marrëveshjeve që do bëhen nesër nuk mund të them që procesi ka të garantuar suksesin. Kosova e dimë pse nuk merr pjesë, Mali I Zi nuk merr pjesë se mund të absorbohet në një treg të tillë për shkak të historisë që ka me serbët.”, u shpreh Milo.



