Presidentja e Kosovës viziton sot Beratin dhe Durrësin

Presidentja e Kosovës viziton sot Beratin dhe Durrësin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vijon vizitën e saj zyrtare në ditën e dytë në Shqipëri.

Të dy presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në një aktivitet të përbashkët me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave, ku dhe pritet të japin një deklaratë për shtyp.

Më pas vizita e Presidentes Osmani do të vijojë me ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”. Po ashtu presidentja  e Kosovës do të vizitojë qytetin e Beratit dhe të Durrësit në kuadër të ditës së dytë të vizitës zyrtare në vendin tonë.

 Agjenda- 5 Shtator:

Ora 09:00 – 09:20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklaratë.

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkisë, Andi Seferi dhe Komandantit të Gardes se Republikës, Gramos Sako.

Nisja për në Berat:

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo.

11:30-11:45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’).

Nisja për në Durrës:

Ora 16:50-17:15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako.

Ora 17:30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy