Yuri Kim: I rikujtoj Ramës dhe Bashës marrëveshjen e 5 qershorit

Yuri Kim: I rikujtoj Ramës dhe Bashës marrëveshjen e 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u ka rikujtuar kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha marrëveshjen e arritur në fillim të qershorit, duke u kërkuar që të plotësojnë pikat për të cilat kanë rënë dakord.

Kim thekson se liderët politikë do të jenë përgjegjës për mos mbajtën e zotimeve që lidhet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parashikuara për t’u mbajtur më 25 prill 2021.

U kujtojmë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe liderëve të tjerë, të gjitha zotimet që kanë bërë në marrëveshjen e 5 qershorit dhe të gjitha angazhimet që rrjedhin prej saj/ Përfshirja, propozimet dhe kundër propozimet duhet të bëhen me mirëbesim. SHBA do të jetë gjithmonë në mbështetjen tuaj, por ju, liderët e Shqipërisë jeni pala përgjegjëse”, shprehet ambasadorja.

Mesazhi i diplomates amerikane vjen në një kohë ku diskutimet në Këshillin Politik kanë ngrirë.

Vija e kuqe janë hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Opozita jashtëparlamentare kërkon ruajtjen e formulës së vjetër për koalicionet dhe për këtë paraprakisht kërkon marrjen e ekspertizës nga OSBE-ODIHR.

Nga ana tjetër PS ka bërë propozimet e veta dhe paralajmëron se do ti votojë me çdo kusht.

Për këtë i duhen votat e opozitës në Kuvend, por përfaqësues të saj dje dhe sot në Kuvend e shfaqën hapur pakënaqësinë e tyre lidhur me propozimin e PS për hapjen e listave, që në gjykimin e tyre është një kurth për ti mbajtur të mbyllura në 90% të listës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy