
Kryeministri Edi Rama, u pyet në emisionin “Të paeskpozuar” në MCN tv, se a ka pasur ndonjë informacion për lobimin e Lulzim Bashës, teksa është përmendur në dosjen McGonigal.
Rama tha se skandalin e lobimit rus në PD e ka marrë vesh përmes medias, ndërsa theksoi se nëse do ishte në dijeni do ia kishte vënë në dispozicion FBI-së, pa asnjë diskutim.
Në këtë godinë nuk kemi patur asnjë dokument që mos ishte në media. Skandalin e parave ruse në PD e kam marr vesh nga BIRN nëse do kisha informacion tjetër do ia kisha dhënë pa asnjë hezitim atij apo FBI në tërësi, patjetër.
Nuk kemi pasur informacione që nuk kanë qenë në media nga ku kemi marrë vesh atë që ka ndodhur. Po ti kisha do ia jepnim.



